img

Shërbimet

 

RESEARCH METHODS THAT WE OFFER



img

Hulumtimi kuantitativ

 Hulumtimet kuantitative janë një qasje hulumtimi dhe evaluimi, e cila me ndihmën e pyetjeve të strukturuara dhe rezultateve statistike reliabile mundëson kontrollimin e mendimeve dhe qëndrimeve të njerëzve.

 Hulumtimet kuantitative ofrojnë të dhëna lidhur me përqindjen e individëve që mendojnë, ndjejnë ose sillen në një mënyrë të caktuar dhe përdorin analizat statistikore për definimin e rezultateve.

 Ky lloj hulumtimi përfshin një numër më të madh individësh që anketohen.

 Mostra është reprezentative për kategorinë e interesuar:
  - popullata e përgjithshme – të gjithë banorët e vendit
  - all citizens of the state
  - një kategori specifike qytetarësh
  - grupe qëllimore të specializuara, varësisht nevojave të klientit


img

Llojet e hulumtimeve kuantitative që i ofrojmë:

 PAPI (laps dhe letër) – personi që zhvillon anketën shënon përgjigjet në një pyetësor, sipas modelit Kokë më kokë Me telefon

 CATI – Anketë telefoni me përdorimin e sistemit CATI (Computer Assisted Telephone Interview)

 Anketë dalëse – anketa të realizuara me qytetarët brenda / jashtë pikës së shitjes / institucionit / vendvotimit

 Anketë On-line




Hulumtimi kualitativ

Hulumtimi kualitativ është një qasje hulumtuese e thellë, që mundëson kontrollimin e mendimit, ndjenjave dhe punëve të njerëzve, por edhe zbulimin e arsyeve të sjelljes konkrete, që është një element akoma më i rëndësishëm.

 Identifikon faktorë motivimi, nevojat, emocionet dhe perceptimet personale të njerëzve, me ose pa vetëdije.

 Siguron përgjigjet e pyetjeve në vazhdim:

 - Çfarë mendojnë dhe ndjejnë klientët për produktin ose shërbimin tuaj?

 - Çfarë imazhi kanë për brendin ose kompaninë tuaj? Si është imazhi juaj në treg?

 - Si zgjedhin klientët midis produkteve ose brendeve të ndryshme? Çfarë i motivon?

 - Si ndikojnë tek klienti brendi, dizajni dhe paketimi dhe në çfarë mënyre ndikojnë ato?

 - Cilat mesazhe marketingu kanë ndikim më të madh tek klientët?


img

Hulumtimi kualitativ:

 Përfshin më pak të anketuar;

 Përdor një manual diskutimi gjysmë të strukturuar, pyetjet janë të hapura, ndërsa pjesëmarrësit inkurajohen të analizojnë arsyet e përgjigjeve që i japin;

 Debati mund të zbulojë këndvështrimet e fshehura dhe motivimet, arsyet që nxisin sjelljen konkrete ose faktorët që bllokojnë sjelljen konkrete.

Llojet më të përdorura të hulumtimeve kualitative:

 Diskutimet në grup (grupe fokusi)

 Intervista të detajuara (in - depth)




img

Klient sekret (Mystery shopping)

Hulumtimi me emrin Klienti sekret (Mystery shopping) është një qasje hulumtimi me të cilën klientë sekret me vizitat anonime të kompanive / institucioneve bëjnë evaluimin e shërbimit të punonjësve, sipas kritereve të definuara paraprakisht.

 Vizitat ose telefonatat bëhen papritur, pa një paralajmërim paraprak, në kushte pune të zakonshme, kur ofruesit e shërbimeve (punonjësit) janë duke realizuar aktivitetet e rregullta të punës.

 Hulumtimi ka për qëllim kryesor identifikimin e zonave ku duhet përmirësuar cilësia e shërbimeve, ku duhet rritur niveli i transparencës dhe ku duhet orientuar drejt klientëve ose përdoruesve.




img

Mbledhja sekondar e të dhënave (Desk research)

Desk research është një lloj hulumtimi që nënkupton analizimin e informatave që janë siguruar paraprakisht / që janë publikuar. Ky lloj hulumtimi gjithashtu njihet edhe si mbledhje sekondare e të dhënave dhe për dallim nga hulumtimi primar nuk nënkupton sigurimin e të dhënave me ndihmën e intervistimit të individëve të caktuar.

 On-line sigurimi sekondar i të dhënave

 Të dhëna qeveritare të publikuara

 Mbledhje sekondare të dhënash për klientët




img

Hulumtime paneli

Hulumtimet me panel janë një lloj dizajni hulumtues longitudinal, që siguron trajtim të përsëritur të një kompleti variablesh për një mostër. Ato nënkuptojnë shqyrtim të detajuar të qëndrimeve, mendimeve dhe shprehive të një grupi konkret dhe shqyrtimin e mënyrës së ndryshimit të tyre me kalimin e kohës.

 Panel konsumatorësh

 Panel për shprehitë mediale

 Evaluim lajmesh/ fushata / faqe interneti